Thursday, May 2, 2013

Truri i meshkujve më i madh se i femrave, por cili është më efikas? Ja rezultati.









Madhësia e trurit të femrave është 8% më e vogël se e meshkujve, mirëpo kjo sipas një studimi të fundit s’do të thotë asgjë.

Truri më i vogël nuk do të thotë domosdoshmërisht inteligjencë e vogël, apo perfomancë jo në nivelin e duhur. Përkundrazi, në rastin e trurit të femrave, do të thotë ekzaktësisht të kundërtën. Po, sepse një tru më i vogël rreth 8%, në krahasim me atë të meshkujve, korrensponson me paraqitje të barabarata dhe më shumë efiçencë.
Ka qenë një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Madridit dhe Los Angelesit, që kanë zbuluar se truri femëror është më efikas sesa ai mashkullor, megjithëse nis nga një diferencë përmasash që gjithsesi arrin ta kapërcejë sa më mirë.
Në studimin e publikuar në revistën “Intelligence” zbulohet edhe se në disa detyra, truri femëror është edhe më efikas sesa ai mashkullor: ky është rasti i arsyetimit induktiv, i aftësive matematike dhe i vlerësimit të një situate në evoluim. Nga ana tjetër, meshkujt kanë rezultuar më efiçentë në aftësinë hapësinore. Pastaj, truri femëror, është paksa më “ekologjik”, megjithëse në kushte efiçence të barabartë (apo edhe më të mirë), përdor më pak neurone dhe energji. Ky studim tregon se përsa i takon grave, dimensionet e trurit nuk kanë rëndësi në lidhje me inteligjencën. Kështu nuk mund të thuhet se kush ka trurin e vogël, nuk është inteligjent!

Friday, April 26, 2013

Ne rrahje spektakolare ne dasem mes femrash ( VIDEO )

                                  http://www.youtube.com/watch?v=sySb8EB0i5A

fiton ajo me e dobta

Cristiano Ronaldo mendon të bëhet mysliman







Futbollisti më i mirë i Real Madridit, i cili është në formë të shkëlqyeshme Cristiano Ronaldo kohëve të fundit shpesh po flet rreth Islamit.
“Feja nuk duhet të ndaj miqtë dhe të shkaktoj luftë, Zoti ka krijuar fetë për të në bashkuar në një bashkësi. Unë i takoj fesë krishtere, por personalisht theksoj se feja e Ozilit është më e mirë. Nuk e kam ditë se myslimanët janë kaq të ndershëm dhe të sinqertë si Özil. Dëshiroj që Zoti të më ndihmoj dhe të me kthej në rrugë të vërtetë dhe në fe të vërtetë, tani për tani s’e di, ndoshta do t’i bëhem vëlla mysliman Özilit”, deklaroi Ronaldo

Meshkujt nuk preferojnë femrat këmbëgjata?!

kembe























Meshkujt të cilët gjenden para zgjedhjes mes femrave, këmbët e të cilave përbëjnë gjysmën e gjatësisë së saj të përgjithshme dhe femrave, këmbët e të cilave janë më të gjata se pjesa tjetër e trupit, pjesa më e madhe zgjedhin ato që janë ndërtuar më proporcionalisht, ka treguar hulumtimi.
Në testimin i cili është kryer me përdorimin e fotografive të femrave me proporcione të ndryshme kanë marrë pjesë një mijë meshkuj dhe femra. Pas shikimit të fotografive meshkujt është dashur të zgjedhin ato që dukeshin më atraktive për ta derisa nga femrat është pritur të përpiqen të parashikojnë se çfarë do të zgjedhin meshkujt.
Rezultatet kanë qenë mjaft befasuese, veçanërisht për femrat të cilat më shumë kanë menduar se meshkujve do t’u pëlqejnë femrat me këmbë të gjata, por ata në masë të madhe kanë zgjedhur femrat me konstruksion proporcional. Të befasuar kanë qenë edhe hulumtuesit e Universiteti londinez Westminster ku është kryer testimi. Ata kanë konsideruar që këmbët e gjata të femrave në sytë e meshkujve gjithmonë konsiderohen tregues të shëndetit të mirë dhe pamjes tërheqëse.
Edhe pse nuk mund vërtetojnë me siguri se cili është shkaku i rrëzimit të këtij miti, hulumtuesit dyshojnë që bëhet fjalë për frikën e nënvetëdijshme nga ekstremet, respektivisht devijimit nga mesatarja. Si shembull përmendet mendimi që femrat me këmbët e gjata, të cilat zakonisht kanë ije të ngushta, mund të kenë probleme në shtatzëni dhe lindje, dhe pasi për tërheqjen seksuale burimi kryesor është instinkti për riprodhim, konsiderohet që ky mund të jetë elementi kyç i cili ka meritë për rezultatet e tilla të papritura




Shikoni cfar vallezimi ben kjo bukuroshja ne webcam (VIDEO)










Shikoni cfar vallezimi ben kjo bukuroshja ne webcam Matriali në vazhdim nuk është i pëlqyer për fëmijë

Aksidenti i prezantueses bukuroshe që la pa fjale teleshikuesit! (VIDEO)









Aksidenti i prezantueses bukuroshe që la pa fjale teleshikuesit! Matriali në vazhdim nuk është i pëlqyer për fëmijë

Sylvester Stallone dha miliona për të heshtur akuzat e motrës







Sylvester Stallone besohet se ka dhënë miliona dollarë gjysmë-motrës së tij më të madhe, pas kërcënimeve të saj se do t’ia shkatërronte karrierën nën akuzën për keqtrajtim.
Sipas dokumenteve të zbuluara nga New York Post, 16 vjet më parë ylli i filmave aksion i kishte dhënë 1.5 milionë dollarë në dorë gjysmë-motrës së tij Toni-Ann Filitis, duke përfshirë dhe një pagë mujore prej 10 500 dollarësh në muaj.
Filiti, e cila ka vdekur për shkak të kancerit në mushkri, besohet ta ketë kërcënuar yllin hollywoodian me një padi, por vendosi të tërhiqej në momentin e fundit.
Stallone edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i mohojë këto akuza, duke thënë se ai nuk e ka abuzuar askënd dhe se ajo ishte thjesht një e sëmurë psiqike

Doni të mësoni ditën kur do vdisni?







Shkencëtarët kanë zbuluar një ndryshim gjenetik që ndikon kaq shumë te trupi i njeriut, sa mund të parashikojë kohën kur një person mund të vdesë. Ekipi amerikan e zbuloi ndryshimin gjenetik krejt rastësisht, teksa hetonin mbi zhvillimin e sëmundjeve të Parkinsonit dhe Alzheimerit.
Ata morën në analizë disa 65-vjeçarë të shëndetshsëm, të cilëve iu bë vlerësim në bazë vjetore neurologjik dhe psikiatrik. Si pasojë, kërkuesit zbuluan një molekulë në afërsi të një gjeni që njihet me emrin “Period 1″ dhe ajo ishte e përbërë ose nga adenina (A) ose nga guanina (G).
Tipi A ishte më shpeshtë dhe duke qenë se njerëzit kanë dy kromozome, mundësia për të pasur dy A është 36 për qind, për të pasur dy G është 16 për qind e për të pasur AG është 48 për qind. Zbulimi po ashtu tregon se ata me AA zakonisht zgjoheshin 1 orë përpara se ata me GG, ndërsa ata që kanë AG zgjoheshin diku midis. Në të njëjtën kohë, personat me AA apo AG kanë më shumë gjasa të ndërrojnë jetë në orën 11 të paradites, ndërsa ata me GG në orën 6 të pasdites.
“Ajo po ashtu ndikon edhe se kur do të ndodhë ataku kardiak apo goditja cerebrale. Pra, ka një gjen që parashikon se në çfarë ore të ditësh do të ndërrojmë jetë; fatmirësisht nuk përcakton ditën apo datën”, shprehet drejtuesi i studimit, Andrew Lim nga Departamenti i Neurologjisë në qendrën mjekësore “Beth Israel Deaconess” në Boston

Taktika e joshjes që ju siguron një partner më të mirë!







Është vërtetuar se loja e joshjes në të cilën meshkujt dhe femrat aktrojnë personin e pamposhtur, në fakt doli të jetë taktikë shumë e mirë te ata persona që duan ta gjejnë një partner cilësor.
Në revistën” European Journal of Personality”, janë publikuar rezultatet e studimit në bazë të të dhënave të grumbulluara nga qindra të rinj nga katër eksperimente të ndryshme, ndërsa që ishte vërtetuar se studentët dhe studentet që aktrojnë personin e vështirë për ta pushtuar përfundojnë në lidhje më cilësore me partner më cilësor.
“Të gjithë dëshirojmë sinqeritet në procesin e joshjes, por kjo kurrë nuk do të ndodhë”, pohon autori i studimit, Peter K. Jonason. Të dyja gjinitë luajnë lojë, por ekzistojnë disa dallime. Derisa femrat dëshirojnë të tregohen më pak të interesuara, duke u shtirë se nuk kanë kohë për komunikim, meshkujt mund të jenë disi më të ashpër. Me fjalë të tjera, femrat duan ta aktrojnë të paarriturën, derisa meshkujt e aktrojnë të arriturin, ndërsa shtiren kinse nuk janë të interesuar.
Në eksperimentin me 300 studentë, hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit aktrojnë për të qenë më atraktivë. “Femrat përfitojnë më shumë nga joshja e një mashkulli që ua mundëson atyre ta kontrollojnë interesimin e mashkullit, duke e rritur atë interesim”, shpjegon Jonason