Tuesday, April 16, 2013

Arrestohet idhulli i fëmijëve, "Pipi çorapegjata"



























Idhulli i fëmijëve Pipiçorapegjata ka përfunduar në burg. Aktorja Tami Erin qëinterpretoi vajzën simpatike me flokë të kuqe në filmin e vitit 1988 "Aventurat e reja të Pipiçorapegjatës", është arrestuarnë të vërtetë pasi ka sulmuar bashkëjetuesin e saj. 

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforninë e Veriut, ndërkohë që lajmi bëhet i ditur nga portali "TMZ", sipas të cilit ka qenë një fqinj i saj që ka lajmëruar policinë, pasi ka dëgjuar thirrjet për ndihmë nga shtëpia aty pranë. 

Mësohet se policia e ka arrestuar për një natë Pipin, ndërsa në mëngjes ajo është liruar me kusht. 

Tami Erin është tashmë 38-vjeçe. Që pas suksesit në fëmijërinë e saj mefilmin ku interpretoi Pipin ajo nuk ka arritur të bëjë më bujë në botën e artit. 

No comments: