Wednesday, April 24, 2013

Kulmi i paaftësisë, e zë gjumi duke vjedhur një makinë (VIDEO)









Një hajdut makinash në Salsburg të Austrisë mund të konsiderohet pa frikë si hajduti më i avashtë dhe më i paaftë në botë, pasi e ka zënë gjumi brenda makinës që do të vidhte.
Mësohet se pronarja e automjetit herët në mëngjes kishte zbritur shkallët e pallatit për të marrë makinën që të nisej në punë, por në sediljen e shoferit gjendej një djalë që po flinte.
Ajo e shikon me kujdes dhe vëren se ai kishte vendosur një kaçavidë tek vendi i çelsit, me qëllim që të ndizte makinën dhe ta vidhte. Por mesa duket koha për të vjedhur një makinë qënka shumë e gjatë, sa personi në fjalë e kishte zënë dhe gjumi. Ai sapo ka ndjerë zonjën ka hequr kaçavidën dhe është larguar me vrap nga garazhi./

No comments: