Thursday, May 2, 2013

Truri i meshkujve më i madh se i femrave, por cili është më efikas? Ja rezultati.









Madhësia e trurit të femrave është 8% më e vogël se e meshkujve, mirëpo kjo sipas një studimi të fundit s’do të thotë asgjë.

Truri më i vogël nuk do të thotë domosdoshmërisht inteligjencë e vogël, apo perfomancë jo në nivelin e duhur. Përkundrazi, në rastin e trurit të femrave, do të thotë ekzaktësisht të kundërtën. Po, sepse një tru më i vogël rreth 8%, në krahasim me atë të meshkujve, korrensponson me paraqitje të barabarata dhe më shumë efiçencë.
Ka qenë një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Madridit dhe Los Angelesit, që kanë zbuluar se truri femëror është më efikas sesa ai mashkullor, megjithëse nis nga një diferencë përmasash që gjithsesi arrin ta kapërcejë sa më mirë.
Në studimin e publikuar në revistën “Intelligence” zbulohet edhe se në disa detyra, truri femëror është edhe më efikas sesa ai mashkullor: ky është rasti i arsyetimit induktiv, i aftësive matematike dhe i vlerësimit të një situate në evoluim. Nga ana tjetër, meshkujt kanë rezultuar më efiçentë në aftësinë hapësinore. Pastaj, truri femëror, është paksa më “ekologjik”, megjithëse në kushte efiçence të barabartë (apo edhe më të mirë), përdor më pak neurone dhe energji. Ky studim tregon se përsa i takon grave, dimensionet e trurit nuk kanë rëndësi në lidhje me inteligjencën. Kështu nuk mund të thuhet se kush ka trurin e vogël, nuk është inteligjent!

No comments: