Wednesday, April 24, 2013

Hakerët “plagosin” Obamën











Hakerët kanë hyrë në llogarinë e Twitterit të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe kanë postuar lajme të rrejshme për disa shpërthime në Shtëpinë e Bardhë, të cilat kanë plagosur presidentin e SHBA-së, Barack Obama.
Agjencia amerikane, brenda pak minutash, ka njoftuar se llogaria e saj në Twitter është sulmuar nga hakerët dhe se është duke punuar për rregullimin e problemit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u ka thënë gazetarëve se presidenti Obama është mirë.
“Mund të them se presidenti është mirë; sapo isha me të”, ka thënë Carney.

No comments: