Wednesday, April 24, 2013

Më thuaj sa shpesh bën seks që të them sa i lumtur je?









Seksi ndikon shumë në gjendjen shpirtorore të njëriut dhe në përceptim e të qënit i lumtur apo jo. Kështu sipas një studimi të kryer nga Tim Wadsëorth, një doktor i sociologjisë në Universitetin e Kolorados, në SHBA, del psh se bindja se po kryen marrëdhënie më të shpeshta seksuale me partnerin se sa fqinjët mund të jetë një burim i rëndësishëm lumturie. Sipas tij, bindja se jeta jote erotike është më intensive se ajo e personave me të cilët krahasohesh, miqtë apo fqinjët, jep një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.
Në studim ku janë analizuar 15 386 raste të ndryshme midis viteve 1993-2006 ka dalë se njerëzit që kishin kryer të paktën 2-3 marrëdhënie brenda muajit, kishin 33% më shumë mundësi që të ishin më të lumtur se ata që nuk kishin kryer raporte në 12 muajt e fundit.
Edhe më të larta ishin përqindjet e atyre që kryenin marrëdhënie një apo disa herë në javë.

No comments: